Sahihu i Buhariut — Hadithi 4396

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pasi haxhiu kryen tavafin rreth Qabesë, atëhere është liruar nga ihrami.” Ibn Xhurejxhi e pyeti Atain: “Nga e ka marrë këtë Ibn Abasi?” - Nga fjala e Allahut të Madhëruar: “... pastaj ato do të flijohen te Faltorja e lashtë”, (Haxh, 33) si dhe nga urdhri i Pejgamberit ﷺ në Haxhin e Lamtumirës, dhënë shokëve të tij që të lirohen nga ihrami, - tha Atai. - Kjo ishte pas qëndrimit në Arafat, - tha Ibn Xhurejxhi. - Ibn Abasi ishte i mendimit se kjo lejohet para dhe pas (qëndrimit në Arafat), - tha Atai.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عَطَاءٌ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: إِذَا طَافَ بِالْبَيْتِ فَقَدْ حَلَّ. فَقُلْتُ: مِنْ أَيْنَ؟ قَالَ: هَذَا ابْنُ عَبَّاسٍ؟ قَالَ: مِنْ قَوْلِ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿... ثُمَّ مَحِلُّهَا إِلَى الْبَيْتِ الْعَتِيقِ﴾ [الحج: ٣٣] وَمِنْ أَمْرِ النَّبِيِّ ﷺ أَصْحَابَهُ أَنْ يَحِلُّوا فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ. فَقُلْتُ: إِنَّمَا كَانَ ذَلِكَ بَعْدَ الْمُعَرَّفِ. قَالَ: كَانَ ابْنُ عَبَّاسٍ يَرَاهُ قَبْلُ وَبَعْدُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4396