Sahihu i Buhariut — Hadithi 4396

78. Nënkapitulli: Haxhi lamtumirës

4396. Nga: Abdullah ibn Abasi

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pasi haxhiu kryen tavafin rreth Qabesë, atëhere është liruar nga ihrami.”

Ibn Xhurejxhi e pyeti Atain: “Nga e ka marrë këtë Ibn Abasi?”

- Nga fjala e Allahut të Madhëruar: “... pastaj ato do të flijohen te Faltorja e lashtë”, (Haxh, 33) si dhe nga urdhri i Pejgamberit ﷺ në Haxhin e Lamtumirës, dhënë shokëve të tij që të lirohen nga ihrami, - tha Atai.

- Kjo ishte pas qëndrimit në Arafat, - tha Ibn Xhurejxhi.

- Ibn Abasi ishte i mendimit se kjo lejohet para dhe pas (qëndrimit në Arafat), - tha Atai.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4396

Fjalë të panjohura?