Sahihu i Buhariut — Hadithi 4397

Betejat · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Bejani më ka thënë: Na ka treguar Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Kajsi, e ky e ka dëgjuar Tarikun se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vajta te Pejgamberi ﷺ në Bat'ha, e në atë rast më tha: - “Je nisur për haxh?” - Po, - i thashë. - “Në çfarë lloj ihrami ke hyrë (të haxhit apo umrës) ?” - Kam hyrë me nijet sikurse i Dërguari i Allahut ﷺ, - i thashë. - “Bëj tavaf rreth Qabesë, ec mes Safasë dhe Mervës, pastaj lirohu nga ihrami”, - tha ai. Bëra tafavin rreth Qabesë, eca mes Safasë dhe Mervës, pastaj shkova te një grua e fisit kajs, e cila m'i kontrolloi flokët (për morra).”

Arabisht

حَدَّثَنِي بَيَانٌ: حَدَّثَنَا النَّضْرُ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ قَيْسٍ قَالَ: سَمِعْتُ طَارِقًا، عَنْ أَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ - رضى الله عنه - قَالَ: قَدِمْتُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ بِالْبَطْحَاءِ فَقَالَ: "أَحَجَجْتَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "كَيْفَ أَهْلَلْتَ؟" قُلْتُ: لَبَّيْكَ بِإِهْلاَلٍ كَإِهْلاَلِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. قَالَ: "طُفْ بِالْبَيْتِ وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ ثُمَّ حِلَّ". فَطُفْتُ بِالْبَيْتِ وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، وَأَتَيْتُ امْرَأَةً مِنْ قَيْسٍ فَفَلَتْ رَأْسِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4397