Sahihu i Buhariut — Hadithi 4397
78. Nënkapitulli: Haxhi lamtumirës
4397. Nga: Ebu Musa Eshariu
Bejani më ka thënë: Na ka treguar Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Kajsi, e ky e ka dëgjuar Tarikun se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vajta te Pejgamberi ﷺ në Bat'ha, e në atë rast më tha:
- “Je nisur për haxh?”
- Po, - i thashë.
- “Në çfarë lloj ihrami ke hyrë (të haxhit apo umrës)?”
- Kam hyrë me nijet sikurse i Dërguari i Allahut ﷺ, - i thashë.
- “Bëj tavaf rreth Qabesë, ec mes Safasë dhe Mervës, pastaj lirohu nga ihrami”, - tha ai.
Bëra tafavin rreth Qabesë, eca mes Safasë dhe Mervës, pastaj shkova te një grua e fisit kajs, e cila m'i kontrolloi flokët (për morra).”