Sahihu i Buhariut — Hadithi 44

Besimi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nga Zjarri do të dalë kushdo që ka thënë “la ilahe il-lallah” dhe në zemër ka pasur mirësi qoftë dhe sa kokrra e elbit. Pastaj nga Zjarri do të dalë kushdo që ka thënë “la ilahe il-lallah” dhe në zemër ka pasur mirësi qoftë dhe sa kokrra e grurit. Gjithashtu, nga Zjarri do të dalë kushdo që ka thënë “la ilahe il-lallah” dhe në zemër ka pasur mirësi qoftë dhe sa grimca.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ebani ka thënë: “Na ka treguar Katadja, të cilit i ka treguar Enesi prej Pejgamberit ﷺ, se në vend të fjalëve: “ka mirësi” , gjenden fjalët: “ka iman”.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسْلِمُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ قَالَ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ، عَنْ أَنَسٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: ‏ ‏"‏يَخْرُجُ مِنَ النَّارِ مَنْ قَالَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَفِي قَلْبِهِ وَزْنُ شَعِيرَةٍ مِنْ خَيْرٍ، وَيَخْرُجُ مِنَ النَّارِ مَنْ قَالَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَفِي قَلْبِهِ وَزْنُ بُرَّةٍ مِنْ خَيْرٍ، وَيَخْرُجُ مِنَ النَّارِ مَنْ قَالَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَفِي قَلْبِهِ وَزْنُ ذَرَّةٍ مِنْ خَيْرٍ‏"‏‏‏.‏ ‏ قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: قَالَ أَبَانُ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ: حَدَّثَنَا أَنَسٌ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: ‏ ‏"‏مِنْ إِيمَانٍ‏"‏‏‏.‏‏ مَكَانَ ‏"‏‏ مِنْ خَيْرٍ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/44