Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në mesin tonë, (haxhin e fundit) ne e quanim Haxhi i Lamtumirës, edhe pse ende nuk e dinim se çfarë ishte për qëllim me Haxhin e Lamtumirës. Pejgamberi ﷺ e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj një kohë të gjatë e përmendi Dexhallin dhe tha: “Çdo pejgamber, që Allahu ka dërguar, ia ka tërhequr vërejtjen popullit të vet prej tij. Kështu, Nuhu ua ka tërhequr vërejtjen , e edhe pejgamberët pas tij. Ai do të paraqitet mes jush. Nëse keni paqartësi për Dexhallin, ju e dini se për Zotin tuaj nuk keni paqartësi, - e përsëriti tri herë. - Zoti juaj nuk është i verbër , kurse Dexhalli është i verbër në syrin e djathtë, që i duket si kokërr e dalë rrushi. ”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ وَهْبٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عُمَرُ بْنُ مُحَمَّدٍ، أَنَّ أَبَاهُ، حَدَّثَهُ عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: كُنَّا نَتَحَدَّثُ بِحَجَّةِ الْوَدَاعِ وَالنَّبِيُّ ﷺ بَيْنَ أَظْهُرِنَا، وَلاَ نَدْرِي مَا حَجَّةُ الْوَدَاعِ، فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ ذَكَرَ الْمَسِيحَ الدَّجَّالَ فَأَطْنَبَ فِي ذِكْرِهِ وَقَالَ: "مَا بَعَثَ اللَّهُ مِنْ نَبِيٍّ إِلاَّ أَنْذَرَ أُمَّتَهُ، أَنْذَرَهُ نُوحٌ وَالنَّبِيُّونَ مِنْ بَعْدِهِ، وَإِنَّهُ يَخْرُجُ فِيكُمْ، فَمَا خَفِيَ عَلَيْكُمْ مِنْ شَأْنِهِ فَلَيْسَ يَخْفَى عَلَيْكُمْ أَنَّ رَبَّكُمْ لَيْسَ عَلَى مَا يَخْفَى عَلَيْكُمْ" ثَلاَثًا، "إِنَّ رَبَّكُمْ لَيْسَ بِأَعْوَرَ، وَإِنَّهُ أَعْوَرُ عَيْنِ الْيُمْنَى، كَأَنَّ عَيْنَهُ عِنَبَةٌ طَافِيَةٌ".