Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ në Haxhin Lamtumirës ka thënë: “Andaj, dijeni mirë se gjaqet dhe pasuria juaj janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë vend , në këtë muaj . A e kumtova, vallë?” - Po, - iu përgjigjën. - “Zoti im, ji Dëshmitar!” - e përsëriti tri herë dhe vazhdoi: “Mjerë ju! - ose ka thënë: Vaj halli për ju! - Kujdes, mos u ktheni pas meje në të pafe e të vrisni njëri-tjetrin.”
"أَلاَ إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَ عَلَيْكُمْ دِمَاءَكُمْ وَأَمْوَالَكُمْ، كَحُرْمَةِ يَوْمِكُمْ هَذَا، فِي بَلَدِكُمْ هَذَا، فِي شَهْرِكُمْ هَذَا، أَلاَ هَلْ بَلَّغْتُ؟" قَالُوا: نَعَمْ. قَالَ: "اللَّهُمَّ اشْهَدْ"، ثَلاَثًا، "وَيْلَكُمْ، - أَوْ وَيْحَكُمُ -، انْظُرُوا لاَ تَرْجِعُوا بَعْدِي كُفَّارًا، يَضْرِبُ بَعْضُكُمْ رِقَابَ بَعْضٍ".