Sahihu i Buhariut — Hadithi 4403
78. Nënkapitulli: Haxhi lamtumirës
4403. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ në Haxhin Lamtumirës ka thënë: “Andaj, dijeni mirë se gjaqet dhe pasuria juaj janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë vend, në këtë muaj. A e kumtova, vallë?”
- Po, - iu përgjigjën.
- “Zoti im, ji Dëshmitar!” - e përsëriti tri herë dhe vazhdoi: “Mjerë ju! - ose ka thënë: Vaj halli për ju! - Kujdes, mos u ktheni pas meje në të pafe e të vrisni njëri-tjetrin.”