Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Musab ibn Sadi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u nis për në Tebuk dhe e la Aliun zëvendës të tij (në Medinë), ai i tha: “Po më lë me fëmijët dhe gratë?” Pejgamberi ﷺ i tha: “A nuk je i kënaqur të jesh për mua siç ka qenë Haruni për Musain, përveçse nuk ka pejgamber pas meje?” Ebu Davudi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Hakemi, e ky e ka dëgjuar Musabin.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ شُعْبَةَ، عَنِ الْحَكَمِ، عَنْ مُصْعَبِ بْنِ سَعْدٍ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَرَجَ إِلَى تَبُوكَ، وَاسْتَخْلَفَ عَلِيًّا فَقَالَ: أَتُخَلِّفُنِي فِي الصِّبْيَانِ وَالنِّسَاءِ؟ قَالَ: "أَلاَ تَرْضَى أَنْ تَكُونَ مِنِّي بِمَنْزِلَةِ هَارُونَ مِنْ مُوسَى إِلاَّ أَنَّهُ لَيْسَ نَبِيٌّ بَعْدِي؟" وَقَالَ أَبُو دَاوُدَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنِ الْحَكَمِ: سَمِعْتُ مُصْعَبًا.