Sahihu i Buhariut — Hadithi 4416

79. Nënkapitulli: Beteja e Tebukut, që është Beteja e Vështirësisë

4416. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Musab ibn Sadi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ u nis për në Tebuk dhe e la Aliun zëvendës të tij (në Medinë), ai i tha: “Po më lë me fëmijët dhe gratë?” Pejgamberi ﷺ i tha: “A nuk je i kënaqur të jesh për mua siç ka qenë Haruni për Musain, përveçse nuk ka pejgamber pas meje?”

Ebu Davudi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Hakemi, e ky e ka dëgjuar Musabin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4416

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?