Sahihu i Buhariut — Hadithi 4417

Betejat · Transmetuesi: Jala ibn Umeje

Shqip

Ubejdullah ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Bekri, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Atain, e këtij i ka rrëfyer Safvani, i biri i Jala ibn Umejes, se babai i tij Jala ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me Pejgamberin ﷺ isha në Betejën e Vështirësisë (në Tebuk), gjë të cilën e konsideroj si veprën time më të mirë.” Atai transmeton nga Safvani se Jala ka thënë: “Me vete kisha një argat, i cili u grind me një njeri dhe kështu njëri i kafshoi dorën tjetrit. Ky i dyti e tërhoqi dorën me rrëmbim prej gojës së atij që ia kafshoi dhe ia nxori dhëmbin prerës. Ai shkoi te Pejgamberi ﷺ (për t'u ankuar), por Pejgamberi ﷺ nuk caktoi shpagim për dhëmbin e rënë dhe tha: “Vallë, ta ka vendosur dorën e vet në gojë, që t'ia kafshosh sikurse ta vendoste në gojë të devesë mashkull për t'ia kafshuar?”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَكْرٍ: أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: سَمِعْتُ عَطَاءً، يُخْبِرُ قَالَ أَخْبَرَنِي صَفْوَانُ بْنُ يَعْلَى بْنِ أُمَيَّةَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: غَزَوْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ الْعُسْرَةَ قَالَ: كَانَ يَعْلَى يَقُولُ: تِلْكَ الْغَزْوَةُ أَوْثَقُ أَعْمَالِي عِنْدِي. قَالَ عَطَاءٌ: فَقَالَ صَفْوَانُ: قَالَ يَعْلَى: فَكَانَ لِي أَجِيرٌ فَقَاتَلَ إِنْسَانًا فَعَضَّ أَحَدُهُمَا يَدَ الآخَرِ، - قَالَ عَطَاءٌ: فَلَقَدْ أَخْبَرَنِي صَفْوَانُ أَيُّهُمَا عَضَّ الآخَرَ فَنَسِيتُهُ - قَالَ: فَانْتَزَعَ الْمَعْضُوضُ يَدَهُ مِنْ فِي الْعَاضِّ، فَانْتَزَعَ إِحْدَى ثَنِيَّتَيْهِ، فَأَتَيَا النَّبِيَّ ﷺ فَأَهْدَرَ ثَنِيَّتَهُ. قَالَ عَطَاءٌ: وَحَسِبْتُ أَنَّهُ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَفَيَدَعُ يَدَهُ فِي فِيكَ تَقْضَمُهَا، كَأَنَّهَا فِي فِي فَحْلٍ يَقْضَمُهَا؟"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4417