Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Afani, e ky nga Sahr ibn Xhuvejri, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon : “Abdurrahman ibn Ebu Bekri erdhi te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte mbështetur në gjoksin tim. Abdurrahmani kishte një misvak të njomë me të cilin i pastronte dhëmbët. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi, andaj unë e mora misvakun, e kafshova, e shkunda dhe e zbuta, pastaj ia dhashë Pejgamberit ﷺ, me të cilin ai i pastroi dhëmbët. Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ t'i ketë pastruar dhëmbët më mirë se kësaj here. Me të mbaruar, Pejgamberi ﷺ e ngriti dorën a gishtin dhe tha tri herë: “Në shoqërinë e lartë!” - dhe vdiq. Ajo thoshte: “Ai vdiq në gjoksin tim.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا عَفَّانُ، عَنْ صَخْرِ بْنِ جُوَيْرِيَةَ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْقَاسِمِ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ: دَخَلَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ أَبِي بَكْرٍ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَأَنَا مُسْنِدَتُهُ إِلَى صَدْرِي، وَمَعَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ سِوَاكٌ رَطْبٌ يَسْتَنُّ بِهِ، فَأَبَدَّهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَصَرَهُ، فَأَخَذْتُ السِّوَاكَ فَقَصَمْتُهُ وَنَفَضْتُهُ وَطَيَّبْتُهُ، ثُمَّ دَفَعْتُهُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَاسْتَنَّ بِهِ، فَمَا رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ اسْتَنَّ اسْتِنَانًا قَطُّ أَحْسَنَ مِنْهُ، فَمَا عَدَا أَنْ فَرَغَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ رَفَعَ يَدَهُ أَوْ إِصْبَعَهُ ثُمَّ قَالَ: "فِي الرَّفِيقِ الأَعْلَى". ثَلاَثًا، ثُمَّ قَضَى، وَكَانَتْ تَقُولُ: مَاتَ بَيْنَ حَاقِنَتِي وَذَاقِنَتِي.