Sahihu i Buhariut — Hadithi 4438

84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)

4438. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Afani, e ky nga Sahr ibn Xhuvejri, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdurrahman ibn Ebu Bekri erdhi te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte mbështetur në gjoksin tim. Abdurrahmani kishte një misvak të njomë me të cilin i pastronte dhëmbët. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi, andaj unë e mora misvakun, e kafshova, e shkunda dhe e zbuta, pastaj ia dhashë Pejgamberit ﷺ, me të cilin ai i pastroi dhëmbët. Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ t'i ketë pastruar dhëmbët më mirë se kësaj here. Me të mbaruar, Pejgamberi ﷺ e ngriti dorën a gishtin dhe tha tri herë: “Në shoqërinë e lartë!” - dhe vdiq. Ajo thoshte: “Ai vdiq në gjoksin tim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4438

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?