Sahihu i Buhariut — Hadithi 4445

Betejat · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ubejdullahu më ka treguar se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ﷺ tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i kërkova ta rishikojë këtë vendim (që Ebu Bekri t'u prijë njerëzve në namaz). Gjëja që më shtyu të këmbëngul para Pejgamberit ﷺ ishte fakti se nuk ma merrte mendja se njerëzit do të duan dikë që do ta zërë vendin e Pejgamberit ﷺ, sepse mendoja se për këdo që vjen në vend të tij, njerëzit do të ishin pesimistë. Prandaj, kisha dëshirë që i Dërguari i Allahut ﷺ të zgjidhte dikë tjetër përveç Ebu Bekrit.” Ibn Omeri, Ebu Musai dhe Ibn Abasi e transmetojnë këtë nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ: أَنَّ عَائِشَةَ قَالَتْ: لَقَدْ رَاجَعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي ذَلِكَ، وَمَا حَمَلَنِي عَلَى كَثْرَةِ مُرَاجَعَتِهِ إِلاَّ أَنَّهُ لَمْ يَقَعْ فِي قَلْبِي أَنْ يُحِبَّ النَّاسُ بَعْدَهُ رَجُلاً قَامَ مَقَامَهُ أَبَدًا، وَلاَ كُنْتُ أُرَى أَنَّهُ لَنْ يَقُومَ أَحَدٌ مَقَامَهُ إِلاَّ تَشَاءَمَ النَّاسُ بِهِ، فَأَرَدْتُ أَنْ يَعْدِلَ ذَلِكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَنْ أَبِي بَكْرٍ. رَوَاهُ ابْنُ عُمَرَ وَأَبُو مُوسَى وَابْنُ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهم - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4445