Sahihu i Buhariut — Hadithi 4445

84. Nënkapitulli: Sëmurja dhe vdekja e Pejgamberit ﷺ

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin. Pastaj, në Ditën e Gjykimit, ju do të ziheni me njëri-tjetrin para Zotit tuaj!” (Zumer, 30-31)

4445. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejdullahu më ka treguar se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ﷺ tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i kërkova ta rishikojë këtë vendim (që Ebu Bekri t'u prijë njerëzve në namaz). Gjëja që më shtyu të këmbëngul para Pejgamberit ﷺ ishte fakti se nuk ma merrte mendja se njerëzit do të duan dikë që do ta zërë vendin e Pejgamberit ﷺ, sepse mendoja se për këdo që vjen në vend të tij, njerëzit do të ishin pesimistë. Prandaj, kisha dëshirë që i Dërguari i Allahut ﷺ të zgjidhte dikë tjetër përveç Ebu Bekrit.”

Ibn Omeri, Ebu Musai dhe Ibn Abasi e transmetojnë këtë nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4445

Hadithe të ngjashme: Shiko (15)

Fjalë të panjohura?