Muhamed ibn Ubejdi më ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Omer ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke, e këtij i ka treguar Ebu Amër Dhekvani, i çrobëruari i Aishes, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndër begatitë e Allahut ndaj meje është se i Dërguari i Allahut ﷺ vdiq në shtëpinë time, në ditën time, mes gjoksit dhe prehrit tim. Allahu e bashkoi pështymën time me të tijën pranë vdekjes së tij. Kur Abdurrahmani hyri tek unë dhe në dorë kishte misvakun, i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i mbështetur tek unë. E vërejta se ai e shikonte atë dhe e kuptova se e donte misvakun, andaj e pyeta: “A të ta sjell?” Ai bëri me kokë: po. Unë ia dhashë Pejgamberit ﷺ, por misvaku ishte i fortë, andaj i thashë: “A ta zbus?” Ai bëri me kokë: po. Kështu e zbuta misvakun, e ai i pastroi (dhëmbët) me të. Para vetes kishte një enë me ujë, ku fuste dorën, e me të fërkonte fytyrën dhe thoshte: “La ilahe il-lallah! Vdekja ka agoni!” Pastaj e ngriti dorën dhe tha: “Në shoqërinë e lartë!” - derisa vdiq, e në atë rast dora iu lëshua.”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عُبَيْدٍ: حَدَّثَنَا عِيسَى بْنُ يُونُسَ، عَنْ عُمَرَ بْنِ سَعِيدٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ: أَنَّ أَبَا عَمْرٍو، ذَكْوَانَ مَوْلَى عَائِشَةَ أَخْبَرَهُ: أَنَّ عَائِشَةَ كَانَتْ تَقُولُ إِنَّ مِنْ نِعَمِ اللَّهِ عَلَىَّ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ تُوُفِّيَ فِي بَيْتِي وَفِي يَوْمِي، وَبَيْنَ سَحْرِي وَنَحْرِي، وَأَنَّ اللَّهَ جَمَعَ بَيْنَ رِيقِي وَرِيقِهِ عِنْدَ مَوْتِهِ. وَدَخَلَ عَلَىَّ عَبْدُ الرَّحْمَنِ وَبِيَدِهِ السِّوَاكُ وَأَنَا مُسْنِدَةٌ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَرَأَيْتُهُ يَنْظُرُ إِلَيْهِ، وَعَرَفْتُ أَنَّهُ يُحِبُّ السِّوَاكَ فَقُلْتُ: آخُذُهُ لَكَ؟ فَأَشَارَ بِرَأْسِهِ أَنْ نَعَمْ، فَتَنَاوَلْتُهُ فَاشْتَدَّ عَلَيْهِ وَقُلْتُ: أُلَيِّنُهُ لَكَ؟ فَأَشَارَ بِرَأْسِهِ أَنْ نَعَمْ، فَلَيَّنْتُهُ، وَبَيْنَ يَدَيْهِ رَكْوَةٌ - أَوْ عُلْبَةٌ يَشُكُّ عُمَرُ - فِيهَا مَاءٌ، فَجَعَلَ يُدْخِلُ يَدَيْهِ فِي الْمَاءِ فَيَمْسَحُ بِهِمَا وَجْهَهُ يَقُولُ: "لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، إِنَّ لِلْمَوْتِ سَكَرَاتٍ". ثُمَّ نَصَبَ يَدَهُ فَجَعَلَ يَقُولُ: "فِي الرَّفِيقِ الأَعْلَى". حَتَّى قُبِضَ وَمَالَتْ يَدُهُ.