Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salih ibn Kejsani, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ xhamia ka qenë e ndërtuar me tulla, çatia e mbuluar me degë hurme, kurse shtyllat kanë qenë prej trupave të palmës. Ebu Bekri nuk i kishte bërë asnjë aneks ndërtimit të saj, kurse Omeri e kishte zgjeruar duke përdorur materialin e njëjtë sikurse në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, me tulla dhe degë hurme, si dhe shtyllat i bëri njëjtë prej drurit . Othmani e kishte ndryshuar duke e zgjeruar në një masë të madhe: muret ia kishte ndërtuar me gurë të gdhendur dhe llaç, shtyllat me gurë të latuar, kurse çatinë me dru të qarrit indian.
دَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ صَالِحِ بْنِ كَيْسَانَ قَالَ: حَدَّثَنَا نَافِعٌ، أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ أَخْبَرَهُ أَنَّ الْمَسْجِدَ كَانَ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مَبْنِيًّا بِاللَّبِنِ، وَسَقْفُهُ الْجَرِيدُ، وَعُمُدُهُ خَشَبُ النَّخْلِ، فَلَمْ يَزِدْ فِيهِ أَبُو بَكْرٍ شَيْئًا، وَزَادَ فِيهِ عُمَرُ وَبَنَاهُ عَلَى بُنْيَانِهِ فِي عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِاللَّبِنِ وَالْجَرِيدِ، وَأَعَادَ عُمُدَهُ خَشَبًا، ثُمَّ غَيَّرَهُ عُثْمَانُ، فَزَادَ فِيهِ زِيَادَةً كَثِيرَةً، وَبَنَى جِدَارَهُ بِالْحِجَارَةِ الْمَنْقُوشَةِ وَالْقَصَّةِ، وَجَعَلَ عُمُدَهُ مِنْ حِجَارَةٍ مَنْقُوشَةٍ، وَسَقَفَهُ بِالسَّاجِ.