Sahihu i Buhariut — Hadithi 4463

Betejat · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka thënë Junusi, e këtij i ka thënë Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi, për disa nga dijetarët, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ ishte i shëndoshë, thoshte: “Asnjë pejgamber nuk ka vdekur pa e parë vendin e vet në Xhenet, pastaj i mundësohej zgjedhja (për të jetuar ose për të vdekur) .” E, kur u sëmur, teksa kokën e kishte në prehrin tim, u alivanos. Pasi u kthjell , shikimi iu ngulit drejt tavanit të shtëpisë dhe tha: “O Allah! Në shoqërinë e lartë!” Atëherë thashë: “Nuk do të na zgjedhë ne dhe kuptova se ky paska qenë rrëfimi që na e pati rrëfyer kur ishte i shëndoshë.” Fjala e tij e fundit që tha ishte: “O Allah! Në shoqërinë e lartë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ: قَالَ يُونُسُ: قَالَ الزُّهْرِيُّ: أَخْبَرَنِي سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ، فِي رِجَالٍ مِنْ أَهْلِ الْعِلْمِ: أَنَّ عَائِشَةَ قَالَتْ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَقُولُ وَهُوَ صَحِيحٌ: "إِنَّهُ لَمْ يُقْبَضْ نَبِيٌّ حَتَّى يَرَى مَقْعَدَهُ مِنَ الْجَنَّةِ، ثُمَّ يُخَيَّرَ". فَلَمَّا نَزَلَ بِهِ وَرَأْسُهُ عَلَى فَخِذِي غُشِيَ عَلَيْهِ، ثُمَّ أَفَاقَ، فَأَشْخَصَ بَصَرَهُ إِلَى سَقْفِ الْبَيْتِ ثُمَّ قَالَ: "اللَّهُمَّ الرَّفِيقَ الأَعْلَى". فَقُلْتُ: إِذًا لاَ يَخْتَارُنَا. وَعَرَفْتُ أَنَّهُ الْحَدِيثُ الَّذِي كَانَ يُحَدِّثُنَا وَهُوَ صَحِيحٌ. قَالَتْ: فَكَانَتْ آخِرَ كَلِمَةٍ تَكَلَّمَ بِهَا: "اللَّهُمَّ الرَّفِيقَ الأَعْلَى".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4463