Sahihu i Buhariut — Hadithi 4463

85. Nënkapitulli: Fjalët e fundit që i foli Pejgamberi ﷺ

4463. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka thënë Junusi, e këtij i ka thënë Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi, për disa nga dijetarët, se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ ishte i shëndoshë, thoshte: “Asnjë pejgamber nuk ka vdekur pa e parë vendin e vet në Xhenet, pastaj i mundësohej zgjedhja (për të jetuar ose për të vdekur).”

E, kur u sëmur, teksa kokën e kishte në prehrin tim, u alivanos. Pasi u kthjell, shikimi iu ngulit drejt tavanit të shtëpisë dhe tha: “O Allah! Në shoqërinë e lartë!”

Atëherë thashë: “Nuk do të na zgjedhë ne dhe kuptova se ky paska qenë rrëfimi që na e pati rrëfyer kur ishte i shëndoshë.”

Fjala e tij e fundit që tha ishte: “O Allah! Në shoqërinë e lartë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4463

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?