Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Shuëbe, e këtij i ka treguar Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Seid ibn Mualai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po falesha në xhami, i Dërguari i Allahut ﷺ më thirri, por unë nuk iu përgjigja. Pastaj i thashë: “O i Dërguari i Allahut, isha duke u falur.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: “Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret...” ?” (Enfal, 24) Pastaj më tha: “Do të të mësoj një sure, e cila është surja më madhështore në Kuran, para se të dalësh prej xhamisë.” Pastaj, më mori për dore dhe, para se të dilnim prej xhamisë, i thashë: “Vallë, a nuk më the: “Do të të mësoj një sure, e cila është surja më madhështore në Kuran” ? Ai tha: “ Është surja Fatiha. Ajo është shtatëshja e përsëritur dhe Kurani madhështor që më është shpallur.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى عَنْ شُعْبَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي خُبَيْبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَنْ حَفْصِ بْنِ عَاصِمٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدِ بْنِ الْمُعَلَّى قَالَ: كُنْتُ أُصَلِّي فِي الْمَسْجِدِ فَدَعَانِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَلَمْ أُجِبْهُ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي كُنْتُ أُصَلِّي فَقَالَ: "أَلَمْ يَقُلِ اللَّهُ: ﴿ اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ ﴾ [الأنفال: ٢٤] ؟" ثُمَّ قَالَ لِي: "لأُعَلِّمَنَّكَ سُورَةً هِيَ أَعْظَمُ السُّوَرِ فِي الْقُرْآنِ قَبْلَ أَنْ تَخْرُجَ مِنَ الْمَسْجِدِ". ثُمَّ أَخَذَ بِيَدِي، فَلَمَّا أَرَادَ أَنْ يَخْرُجَ قُلْتُ لَهُ: أَلَمْ تَقُلْ: "لأُعَلِّمَنَّكَ سُورَةً هِيَ أَعْظَمُ سُورَةٍ فِي الْقُرْآنِ؟" قَالَ: "﴿ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ﴾ هِيَ السَّبْعُ الْمَثَانِي وَالْقُرْآنُ الْعَظِيمُ الَّذِي أُوتِيتُهُ".