Sahihu i Buhariut — Hadithi 4474

1. Nënkapitulli: Transmetimet rreth sures Fatiha

Surja Fatiha quhet Umul Kitab, sepse me këtë sure fillon shkrimi i mus’hafit dhe me të fillon leximi në namaz. ﴾الدِّينِ﴿ (Ed din): Shpagimi për veprat e mira dhe të liga: ashtu si punon, ashtu do të shpërblrhesh (4). Muxhahidi ka thënë: ﴾بِالدِّينِ﴿ (Bid din): Llogaria e botës tjetër (Maun, 1). ﴾مَدِينِينَ﴿ (Medinine): Përgjegjës (për vepra) (Vakia, 86).

4474. Nga: Ebu Seid ibn Mualai

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Shuëbe, e këtij i ka treguar Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Seid ibn Mualai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po falesha në xhami, i Dërguari i Allahut ﷺ më thirri, por unë nuk iu përgjigja. Pastaj i thashë: “O i Dërguari i Allahut, isha duke u falur.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: “Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret...”?” (Enfal, 24) Pastaj më tha: “Do të të mësoj një sure, e cila është surja më madhështore në Kuran, para se të dalësh prej xhamisë.” Pastaj, më mori për dore dhe, para se të dilnim prej xhamisë, i thashë: “Vallë, a nuk më the: “Do të të mësoj një sure, e cila është surja më madhështore në Kuran”? Ai tha: Është surja Fatiha. Ajo është shtatëshja e përsëritur dhe Kurani madhështor që më është shpallur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4474

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?