Othman ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Mensuri, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Amër ibn Shurahbili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ: “Cili është mëkati më i madh tek Allahu?” - “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar” - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Me të vërtetë, kjo është e madhe. Më pas thashë: - Pastaj cili? - “Ta vrasësh fëmijën tënd, nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” - Pastaj cili? - thashë. - “Të bësh zina (imoralitet) me gruan e fqinjit.”
حَدَّثَنِي عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ عَمْرِو بْنِ شُرَحْبِيلَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: سَأَلْتُ النَّبِيَّ ﷺ: أَىُّ الذَّنْبِ أَعْظَمُ عِنْدَ اللَّهِ؟ قَالَ: "أَنْ تَجْعَلَ لِلَّهِ نِدًّا وَهُوَ خَلَقَكَ". - قُلْتُ: إِنَّ ذَلِكَ لَعَظِيمٌ، - قُلْتُ: ثُمَّ أَىُّ؟ قَالَ: "وَأَنْ تَقْتُلَ وَلَدَكَ تَخَافُ أَنْ يَطْعَمَ مَعَكَ". قُلْتُ: ثُمَّ أَىُّ؟ قَالَ: "أَنْ تُزَانِيَ حَلِيلَةَ جَارِكَ".