Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasan Muhamed ibn Mutarrifi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “... Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) nga fija e zezë (errësira e natës)...”, pa pjesën “... e agimit...”, disa persona, kur donin të agjëronin, e lidhnin në njërën këmbë perin e bardhë dhe në tjetrën perin e zi dhe hanin (gjatë natës) derisa arrinin t'i dallonin të dy penjtë. Por, kur Allahu e zbriti pjesën tjetër të ajetit: “... e agimit...” , ata kuptuan se fjala ishte për natën dhe ditën.”
حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا أَبُو غَسَّانَ مُحَمَّدُ بْنُ مُطَرِّفٍ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: أُنْزِلَتْ: ﴿وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الأَسْوَدِ﴾ وَلَمْ يُنْزَلْ: ﴿مِنَ الْفَجْرِ﴾ وَكَانَ رِجَالٌ إِذَا أَرَادُوا الصَّوْمَ رَبَطَ أَحَدُهُمْ فِي رِجْلَيْهِ الْخَيْطَ الأَبْيَضَ وَالْخَيْطَ الأَسْوَدَ، وَلاَ يَزَالُ يَأْكُلُ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَهُ رُؤْيَتُهُمَا. فَأَنْزَلَ اللَّهُ بَعْدُ: ﴿مِنَ الْفَجْرِ﴾ فَعَلِمُوا أَنَّمَا يَعْنِي: اللَّيْلَ مِنَ النَّهَارِ.