Othman ibn Salihu transmeton nga Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Fulani dhe Hajve ibn Shurejhu, e ky nga Bekër ibn Amër Muafiri, e këtij i ka treguar Bukejr ibn Abdullahu se Nafiu tregon: “Një burrë vajti tek Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e i tha: “O Ebu Abdurrahman, çfarë të shtyri që një vit të bësh haxh e vitin tjetër umre dhe ta braktisësh xhihadin në rrugën e Allahut Fuqiplotë, përderisa ti e di se sa shumë Allahu ka nxitur për të (xhihadin)?” Ai iu përgjigj: “O djali i vëllait tim! Islami është ngritur mbi pesë shtylla: 1. Mbi besimin në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, 2. Pesë namazet, 3. Agjërimin e Ramazanit, 4. Dhënien e zekatit dhe 5. Kryerjen e haxhit në Qabe. Ai i tha: “O Ebu Abdurrahman, a nuk ke dëgjuar se Allahu e ka përmendur në Librin e Tij: “Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata. Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, derisa të kthehet në urdhrat e Allahut...” (Huxhurat, 9) si dhe “Luftojini ata derisa të mos ketë fitne...” (Bekare, 193) Ai ia ktheu: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kur Islami ka qenë i paktë, kemi punuar, saqë ndokush sprovohej në fenë e tij: ose e vrisnin, ose e torturonin, derisa Islami u rrit dhe nuk mbeti asnjë fitne.”
وَزَادَ عُثْمَانُ بْنُ صَالِحٍ عَنِ ابْنِ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي فُلاَنٌ وَحَيْوَةُ بْنُ شُرَيْحٍ، عَنْ بَكْرِ بْنِ عَمْرٍو الْمَعَافِرِيِّ: أَنَّ بُكَيْرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ حَدَّثَهُ عَنْ نَافِعٍ: أَنَّ رَجُلاً أَتَى ابْنَ عُمَرَ فَقَالَ: يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ، مَا حَمَلَكَ عَلَى أَنْ تَحُجَّ عَامًا وَتَعْتَمِرَ عَامًا، وَتَتْرُكَ الْجِهَادَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ، وَقَدْ عَلِمْتَ مَا رَغَّبَ اللَّهُ فِيهِ؟ قَالَ: يَا ابْنَ أَخِي، بُنِيَ الإِسْلاَمُ عَلَى خَمْسٍ: ١. إِيمَانٍ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ، ٢. وَالصَّلَوَاتِ الْخَمْسِ، ٣. وَصِيَامِ رَمَضَانَ، ٤ وَأَدَاءِ الزَّكَاةِ، ٥. وَحَجِّ الْبَيْتِ. قَالَ: يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ، أَلاَ تَسْمَعُ مَا ذَكَرَ اللَّهُ فِي كِتَابِهِ: ﴿وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا ۖ فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَىٰ فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّىٰ تَفِيءَ إِلَىٰ أَمْرِ اللَّـهِ ۚ فَإِن فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا ۖ إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ ﴾؟ [الحجرات: ٩] ﴿وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّى لاَ تَكُونَ فِتْنَةٌ﴾؟ قَالَ: فَعَلْنَا عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَكَانَ الإِسْلاَمُ قَلِيلاً، فَكَانَ الرَّجُلُ يُفْتَنُ فِي دِينِهِ: إِمَّا قَتَلُوهُ، وَإِمَّا يُعَذِّبُوهُ، حَتَّى كَثُرَ الإِسْلاَمُ فَلَمْ تَكُنْ فِتْنَةٌ.