Sahihu i Buhariut — Hadithi 4520

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Hazmi, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kurejshët dhe ata që i pasonin në fenë e tyre, të cilët quheshin humsë, ndaleshin në Muzdelife, kurse pjesa tjetër e arabëve ndaleshin në Arafat. Kur erdhi Islami, Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij ﷺ të shkojë në Arafat dhe të ndalet aty, pastaj të largohen që andej. Për këtë flet ajeti: “ Pastaj zdirgjuni andej nga zdirgjen njerëzit ...” (Bekare, 199)

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ خَازِمٍ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَتْ قُرَيْشٌ وَمَنْ دَانَ دِينَهَا يَقِفُونَ بِالْمُزْدَلِفَةِ، وَكَانُوا يُسَمَّوْنَ الْحُمْسَ، وَكَانَ سَائِرُ الْعَرَبِ يَقِفُونَ بِعَرَفَاتٍ، فَلَمَّا جَاءَ الإِسْلاَمُ أَمَرَ اللَّهُ نَبِيَّهُ ﷺ أَنْ يَأْتِيَ عَرَفَاتٍ، ثُمَّ يَقِفَ بِهَا، ثُمَّ يُفِيضَ مِنْهَا، فَذَلِكَ قَوْلُهُ تَعَالَى: ﴿ثُمَّ أَفِيضُوا مِنْ حَيْثُ أَفَاضَ النَّاسُ﴾ [البقرة: ١٩٩]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4520