Sahihu i Buhariut — Hadithi 4520

37. Nënkapitulli: Ajeti: “Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit...”

4520. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Hazmi, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kurejshët dhe ata që i pasonin në fenë e tyre, të cilët quheshin humsë, ndaleshin në Muzdelife, kurse pjesa tjetër e arabëve ndaleshin në Arafat. Kur erdhi Islami, Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij ﷺ të shkojë në Arafat dhe të ndalet aty, pastaj të largohen që andej. Për këtë flet ajeti: Pastaj zdirgjuni andej nga zdirgjen njerëzit...” (Bekare, 199)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4520

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?