Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Esbat ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Ikrime transmeton se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “O besimtarë! Nuk ju lejohet të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t'u merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë...”, (Nisa, 19) ka thënë: “Në të kaluarën, ka qenë zakon që, kur burri vdiste, rrethi i tij i afërm familjar ishin më meritorë për t'ia marrë bashkëshorten. Disa martoheshin vetë me to, disa të tjerë i martonin ato me dikë tjetër. E, nëse donin, nuk martoheshin fare me to. Pra, ata ishin më meritorë për to sesa familjarët e tyre. Atëherë zbriti ky ajet për këtë çështje.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ: أَخْبَرَنَا أَسْبَاطُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا الشَّيْبَانِيُّ عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - قَالَ الشَّيْبَانِيُّ: وَذَكَرَهُ أَبُو الْحَسَنِ السُّوَائِيُّ، وَلاَ أَظُنُّهُ ذَكَرَهُ إِلاَّ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ -: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لاَ يَحِلُّ لَكُمْ أَنْ تَرِثُوا النِّسَاءَ كَرْهًا وَلاَ تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُوا بِبَعْضِ مَا آتَيْتُمُوهُنَّ﴾ [النِسَاءُ: ١٩] قَالَ: كَانُوا إِذَا مَاتَ الرَّجُلُ كَانَ أَوْلِيَاؤُهُ أَحَقَّ بِامْرَأَتِهِ، إِنْ شَاءَ بَعْضُهُمْ تَزَوَّجَهَا، وَإِنْ شَاءُوا زَوَّجُوهَا، وَإِنْ شَاءُوا لَمْ يُزَوِّجُوهَا، وَهُمْ أَحَقُّ بِهَا مِنْ أَهْلِهَا، فَنَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ فِي ذَلِكَ.