Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Urve ibn Zubejri tregon se Zubejri paditi një burrë ensar te Pejgamberi ﷺ për vadën e ujit (me të cilën i ujitnin hurmat). Pejgamberi ﷺ i tha Zubejrit: “O Zubejr, ujite kopshtin tënd, pastaj ujin lëshoja fqinjit.” Por, ensariu tha: “O i Dërguari i Allahut, a pse është djali i hallës sate?” Ndërkohë, Pejgamberit ﷺ i ndryshoi fytyra dhe tha: “Zubejr, ujite kopshtin tënd dhe bllokoje ujin derisa kopshti të ngopet mirë, pastaj ujin lëshoja fqinjit!” Pra, i Dërguari i Allahut ﷺ gjykoi duke ia dhënë Zubejrit atë që i takonte sipas dispozitës së qartë, pasi që ensariu e zemëroi, ndërkohë, pak më parë, e kishte porositur diçka që u bënte dobi të dyja palëve.” Zubejri thotë: “Së këndejmi, mendoj se mu për këtë rast ka zbritur ajeti në vijim: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre...” (Nisa, 65)
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ قَالَ: خَاصَمَ الزُّبَيْرُ رَجُلاً مِنَ الأَنْصَارِ فِي شَرِيجٍ مِنَ الْحَرَّةِ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اِسْقِ يَا زُبَيْرُ، ثُمَّ أَرْسِلِ الْمَاءَ إِلَى جَارِكَ". فَقَالَ الأَنْصَارِيُّ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَنْ كَانَ ابْنَ عَمَّتِكَ؟ فَتَلَوَّنَ وَجْهُهُ ثُمَّ قَالَ: "اِسْقِ يَا زُبَيْرُ، ثُمَّ احْبِسِ الْمَاءَ حَتَّى يَرْجِعَ إِلَى الْجَدْرِ، ثُمَّ أَرْسِلِ الْمَاءَ إِلَى جَارِكَ". وَاسْتَوْعَى النَّبِيُّ ﷺ لِلزُّبَيْرِ حَقَّهُ فِي صَرِيحِ الْحُكْمِ حِينَ أَحْفَظَهُ الأَنْصَارِيُّ. وَكَانَ أَشَارَ عَلَيْهِمَا بِأَمْرٍ لَهُمَا فِيهِ سَعَةٌ. قَالَ الزُّبَيْرُ: فَمَا أَحْسِبُ هَذِهِ الآيَاتِ إِلاَّ نَزَلَتْ فِي ذَلِكَ: ﴿فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ﴾ [النِساءُ: ٦٥]