Sahihu i Buhariut — Hadithi 4590

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Seid ibn Xhubejri

Shqip

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Mugire ibn Numani se Seid ibn Xhubejri tregon: “Dijetarët e Kufës kishin mospajtime rreth një ajeti, prandaj mora rrugë për tek Ibn Abasi dhe e pyeta për të.” Ai më tha: “Ky ajet: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi...” (Nisa, 93) është ajeti i fundit i zbritur që nuk është shfuqizuar nga ndonjë dispozitë tjetër e mëvonshme.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ بْنُ أَبِي إِيَاسٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا مُغِيرَةُ بْنُ النُّعْمَانِ قَالَ: سَمِعْتُ سَعِيدَ بْنَ جُبَيْرٍ قَالَ: آيَةٌ اخْتَلَفَ فِيهَا أَهْلُ الْكُوفَةِ، فَرَحَلْتُ فِيهَا إِلَى ابْنِ عَبَّاسٍ فَسَأَلْتُهُ عَنْهَا فَقَالَ: نَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ: ﴿وَمَنْ يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُتَعَمِّدًا فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ﴾ [النِسَاءُ: ٩٣] هِيَ آخِرُ مَا نَزَلَ، وَمَا نَسَخَهَا شَىْءٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4590