Sahihu i Buhariut — Hadithi 4590

93. Nënkapitulli: Ajeti: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi...”

4590. Nga: Seid ibn Xhubejri

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Mugire ibn Numani se Seid ibn Xhubejri tregon: “Dijetarët e Kufës kishin mospajtime rreth një ajeti, prandaj mora rrugë për tek Ibn Abasi dhe e pyeta për të.” Ai më tha: “Ky ajet: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi...” (Nisa, 93) është ajeti i fundit i zbritur që nuk është shfuqizuar nga ndonjë dispozitë tjetër e mëvonshme.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4590

Fjalë të panjohura?