Ali ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: Nuk je besimtar!”, (Nisa, 94) ka thënë: Muslimanët arritën te një burrë që kishte një kope të vogël delesh, i cili u tha: “Eselamu alejkum (paqja qoftë mbi ju)!”, por ata e vranë dhe ia morën kopenë e deleve. Atëherë, Allahu zbriti këtë ajet, deri te pjesa: “... me qëllim që të fitoni kënaqësi të kësaj jete...” , pra, atë kope delesh. Ibn Abasi, fjalën “eseleme”, në ajet, e ka lexuar “eselame” (me zgjatje).
حَدَّثَنِي عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ عَمْرٍو، عَنْ عَطَاءٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: ﴿وَلاَ تَقُولُوا لِمَنْ أَلْقَى إِلَيْكُمُ السَّلاَمَ لَسْتَ مُؤْمِنًا﴾ [النِسَاءُ: ٩٤] قَالَ: قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: كَانَ رَجُلٌ فِي غُنَيْمَةٍ لَهُ فَلَحِقَهُ الْمُسْلِمُونَ فَقَالَ: السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ، فَقَتَلُوهُ وَأَخَذُوا غُنَيْمَتَهُ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ فِي ذَلِكَ إِلَى قَوْلِهِ: ﴿عَرَضَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا﴾ تِلْكَ الْغُنَيْمَةُ. قَالَ قَرَأَ ابْنُ عَبَّاسٍ: السَّلاَمَ.