Sahihu i Buhariut — Hadithi 4591
94. Nënkapitulli: Ajeti: “Mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: "Nuk je besimtar!”
4591. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ali ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: Nuk je besimtar!”, (Nisa, 94) ka thënë: Muslimanët arritën te një burrë që kishte një kope të vogël delesh, i cili u tha: “Eselamu alejkum (paqja qoftë mbi ju)!”, por ata e vranë dhe ia morën kopenë e deleve. Atëherë, Allahu zbriti këtë ajet, deri te pjesa: “... me qëllim që të fitoni kënaqësi të kësaj jete...”, pra, atë kope delesh.
Ibn Abasi, fjalën “eseleme”, në ajet, e ka lexuar “eselame” (me zgjatje).
Referenca: Sahihu i Buhariut 4591
Fjalë të panjohura?