Sahihu i Buhariut — Hadithi 4594

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka treguar nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre...”, (Nisa, 95) Pejgamberi ﷺ tha: “Thirreni filanin!” Personi në fjalë erdhi me ca mjete shkrimi dhe me një pllakë a një asht (që përdorej për të shkruar në të). Pejgamberi ﷺ i tha: “Shkruaj: “ Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre me ata që luftojnë në rrugën e Allahut .” Ibn Umi Mektumi gjendej pas shpinës së Pejgamberit ﷺ, andaj i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë jam i verbër.” Atëherë, në vend të fjalëve të mëparshme, zbritën fjalët: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut...” (Nisa, 95)

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ قَالَ: لَمَّا نَزَلَتْ: ﴿لاَ يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ﴾، [النِسَاءُ: ٩٥] قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "ادْعُوا فُلاَنًا". فَجَاءَهُ وَمَعَهُ الدَّوَاةُ وَاللَّوْحُ أَوِ الْكَتِفُ، فَقَالَ: "اكْتُبْ: لاَ يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ". وَخَلْفَ النَّبِيِّ ﷺ ابْنُ أُمِّ مَكْتُومٍ، فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَنَا ضَرِيرٌ. فَنَزَلَتْ مَكَانَهَا: ﴿لاَ يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ غَيْرُ أُولِي الضَّرَرِ وَالْمُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ﴾ [النِسَاءُ: ٩٥]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4594