Sahihu i Buhariut — Hadithi 4594

95. Nënkapitulli: Ajeti: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lart ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta. Ai u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar ata që luftojnë mbi ata që nuk luftojnë me shpërblim të madh.”

4594. Nga: Bera ibn Azibi

Muhamed ibn Jusufi na ka treguar nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre...”, (Nisa, 95) Pejgamberi ﷺ tha: “Thirreni filanin!” Personi në fjalë erdhi me ca mjete shkrimi dhe me një pllakë a një asht (që përdorej për të shkruar në të). Pejgamberi ﷺ i tha: “Shkruaj: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre me ata që luftojnë në rrugën e Allahut.” Ibn Umi Mektumi gjendej pas shpinës së Pejgamberit ﷺ, andaj i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë jam i verbër.” Atëherë, në vend të fjalëve të mëparshme, zbritën fjalët: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut...” (Nisa, 95)

Referenca: Sahihu i Buhariut 4594

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?