Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ po e falte namazin e jacisë, pasi tha: “Semi Allahu limen hamideh”, para se të binte në sexhde, u lut: “O Allah! Shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah! Shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah! Shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah! Shpëtoji besimtarët e shtypur! O Allah! Vështirësojua gjendjen mudarit (fis arab) ! O Allah! Shndërrojua këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: بَيْنَا النَّبِيُّ ﷺ يُصَلِّي الْعِشَاءَ، إِذْ قَالَ: "سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ"، ثُمَّ قَالَ قَبْلَ أَنْ يَسْجُدَ: "اللَّهُمَّ نَجِّ عَيَّاشَ بْنَ أَبِي رَبِيعَةَ! اللَّهُمَّ نَجِّ سَلَمَةَ بْنَ هِشَامٍ! اللَّهُمَّ نَجِّ الْوَلِيدَ بْنَ الْوَلِيدِ! اللَّهُمَّ نَجِّ الْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ! اللَّهُمَّ اشْدُدْ وَطْأَتَكَ عَلَى مُضَرَ! اللَّهُمَّ اجْعَلْهَا سِنِينَ كَسِنِي يُوسُفَ!"