Sahihu i Buhariut — Hadithi 4598

98. Nënkapitulli: Ajeti: “Mbase Allahu i fal, se Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.”

4598. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ po e falte namazin e jacisë, pasi tha: “Semi Allahu limen hamideh”, para se të binte në sexhde, u lut: “O Allah! Shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah! Shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah! Shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah! Shpëtoji besimtarët e shtypur! O Allah! Vështirësojua gjendjen mudarit (fis arab)! O Allah! Shndërrojua këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4598

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?