Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Malik ibn Enesi nga xhaxhai i tij Ebu Suhejl ibn Maliku, e ky nga babai i tij se Talha ibn Ubejdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një burrë flokëshprishur, banor i Nexhdit, shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Jehona e zërit të tij dëgjohej, por s'kuptohej çfarë thoshte, derisa u afrua dhe kuptuam se po pyeste për Islamin. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “Ke obligim pesë namaze gjatë ditës dhe natës.” - A kam obligim diçka tjetër përveç kësaj? - tha ai. - “Jo, përveç nëse do të shtosh namaze vullnetare”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - “Ke obligim ta agjërosh Ramazanin” , - tha pastaj Pejgamberi ﷺ. - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - e pyeti burri në fjalë. - “Jo, përveç nëse do të shtosh agjërim vullnetar”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Pastaj Pejgamberi ﷺ ia përmendi zekatin. Ai ia ktheu: - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - “Jo, përveç nëse do të japësh vullnetarisht”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Në fund, ky njeri u largua duke thënë: “Betohem në Allahun se, as do të shtoj, as do të pakësoj kurrgjë nga kjo.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Do të shpëtojë, nëse e ka përnjëmend.”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكُ بْنُ أَنَسٍ، عَنْ عَمِّهِ أَبِي سُهَيْلِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ أَبِيهِ، أَنَّهُ سَمِعَ طَلْحَةَ بْنَ عُبَيْدِ اللَّهِ، يَقُولُ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِنْ أَهْلِ نَجْدٍ، ثَائِرُ الرَّأْسِ، نَسْمَعُ دَوِيَّ صَوْتِهِ، وَلاَ نَفْقَهُ مَا يَقُولُ حَتَّى دَنَا، فَإِذَا هُوَ يَسْأَلُ عَنِ الإِسْلاَمِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ - ﷺ: "خَمْسُ صَلَوَاتٍ فِي الْيَوْمِ وَاللَّيْلَةِ". فَقَالَ: هَلْ عَلَىَّ غَيْرُهَا؟ قَالَ: "لاَ، إِلاَّ أَنْ تَطَوَّعَ". قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "وَصِيَامُ رَمَضَانَ". قَالَ: هَلْ عَلَىَّ غَيْرُهُ؟ قَالَ: "لاَ، إِلاَّ أَنْ تَطَوَّعَ". قَالَ وَذَكَرَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الزَّكَاةَ. قَالَ: هَلْ عَلَىَّ غَيْرُهَا؟ قَالَ: "لاَ، إِلاَّ أَنْ تَطَوَّعَ". قَالَ: فَأَدْبَرَ الرَّجُلُ وَهُوَ يَقُولُ: وَاللَّهِ لاَ أَزِيدُ عَلَى هَذَا وَلاَ أَنْقُصُ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَفْلَحَ إِنْ صَدَقَ".