Sahihu i Buhariut — Hadithi 4618

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Disa pjesëmarrës të Luftës së Uhudit mëngjesin e asaj dite kishin pirë verë, pastaj ranë shehidë. Kjo ka ndodhur para se të ndalohej alkooli.”

Arabisht

حَدَّثَنَا صَدَقَةُ بْنُ الْفَضْلِ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ عَنْ عَمْرٍو، عَنْ جَابِرٍ قَالَ: صَبَّحَ أُنَاسٌ غَدَاةَ أُحُدٍ الْخَمْرَ، فَقُتِلُوا مِنْ يَوْمِهِمْ جَمِيعًا شُهَدَاءَ، وَذَلِكَ قَبْلَ تَحْرِيمِهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4618