Sahihu i Buhariut — Hadithi 4618
114. Nënkapitulli: Ajeti: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit...”
Ibn Abasi ka thënë: ﴾الْأَزْلَامُ﴿ (El ezlam): shigjeta të cilat i përdornin për të parashikuar punë të ndryshme; ﴾وَالْأَنصَابُ﴿ (Vel ensab): idhuj për të cilët thernin kafshë.
4618. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Disa pjesëmarrës të Luftës së Uhudit mëngjesin e asaj dite kishin pirë verë, pastaj ranë shehidë. Kjo ka ndodhur para se të ndalohej alkooli.”