Sahihu i Buhariut — Hadithi 4628

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur zbriti ky ajet: “Thuaj: Ai ka fuqi t'ju ndëshkojë prej së larti...”, (Enam, 65) i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde !” pastaj: “... ose nga poshtë këmbëve tuaja...” sërish tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” dhe: “... ose t'ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit”, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo është më e lehtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ عَنْ عَمْرِو بْنِ دِينَارٍ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا نَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ: ﴿قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِنْ فَوْقِكُمْ﴾ [الأنْعَامُ: ٦٥] قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَعُوذُ بِوَجْهِكَ". ﴿أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ﴾ قَالَ: "أَعُوذُ بِوَجْهِكَ!" ﴿أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعًا وَيُذِيقَ بَعْضَكُمْ بَأْسَ بَعْضٍ﴾ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "هَذَا أَهْوَنُ " - أَوْ: "هَذَا أَيْسَرُ". -

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4628