Sahihu i Buhariut — Hadithi 4628
121. Nënkapitulli: Ajeti: “Thuaj: "Ai ka fuqi t’ju ndëshkojë prej së larti ose nga poshtë këmbëve tuaja, ose t’ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit." Shih si ua shpjegojmë shpalljet, që ata të mund të kuptojnë!”
﴾يَلْبِسَكُمْ﴿ (Jelbisekum): t’ju përçajë (65); ﴾يَلْبِسُوا﴿ (Jelbisu): përziej (82); ﴾شِيَعًا﴿ (Shijean): grupe (65).
4628. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur zbriti ky ajet: “Thuaj: Ai ka fuqi t'ju ndëshkojë prej së larti...”, (Enam, 65) i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” pastaj: “... ose nga poshtë këmbëve tuaja...” sërish tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” dhe: “... ose t'ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit”, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo është më e lehtë.”