Sahihu i Buhariut — Hadithi 464

Namazi · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahman ibn Neufeli, e ky nga Urve, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ se nuk ndihesha mirë, e në atë rast më tha: “Kryeje tavafin mbrapa njerëzve duke qenë sipër devesë.” Teksa unë e kryeja tavafin, i Dërguari i Allahut ﷺ falej pranë Qabesë dhe e këndonte suren Tur.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ نَوْفَلٍ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ زَيْنَبَ بِنْتِ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ قَالَتْ: شَكَوْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَنِّي أَشْتَكِي. قَالَ : "طُوفِي مِنْ وَرَاءِ النَّاسِ وَأَنْتِ رَاكِبَةٌ". فَطُفْتُ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُصَلِّي إِلَى جَنْبِ الْبَيْتِ، يَقْرَأُ بِالطُّورِ وَكِتَابٍ مَسْطُورٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/464