Sahihu i Buhariut — Hadithi 464

78. Nënkapitulli: Futja e devesë brenda xhamisë me shkas

Ibn Abasi‎‎ tregon se Pejgamberi ﷺ e ka kryer tavafin (rreth Qabes) duke qenë hipur në deve.

464. Nga: Umu Seleme

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahman ibn Neufeli, e ky nga Urve, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ se nuk ndihesha mirë, e në atë rast më tha: “Kryeje tavafin mbrapa njerëzve duke qenë sipër devesë.”

Teksa unë e kryeja tavafin, i Dërguari i Allahut ﷺ falej pranë Qabesë dhe e këndonte suren Tur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 464

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?