Sahihu i Buhariut — Hadithi 4646

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Verkai, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk kanë arsye”, (Enfal, 22) ka thënë: “Ata janë ca pjesëtarë të fisit benu abdudar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا وَرْقَاءُ عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: ﴿إِنَّ شَرَّ الدَّوَابِّ عِنْدَ اللَّهِ الصُّمُّ الْبُكْمُ الَّذِينَ لاَ يَعْقِلُونَ﴾ ، [ الأَنْفَال: ٢٢] قَالَ: هُمْ نَفَرٌ مِنْ بَنِي عَبْدِ الدَّارِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4646