Sahihu i Buhariut — Hadithi 4646
135. Nënkapitulli: Ajeti: “Të pyesin ty (o Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaj: "Plaçka e luftës i përket Allahut dhe të Dërguarit.” Prandaj, frikësojuni Allahut, rregulloni marrëdhëniet midis jush...”
Ibn Abasi ka thënë: ﴾الأَنْفَالُ﴿ (El enfal): plaçka e luftës. Katadja ka thënë: ﴾رِيحُكُمْ﴿ (Rihukum): lufta.
4646. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Verkai, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk kanë arsye”, (Enfal, 22) ka thënë: “Ata janë ca pjesëtarë të fisit benu abdudar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4646
Fjalë të panjohura?