Sahihu i Buhariut — Hadithi 4650

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Hasen ibn Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Hajve, e ky nga Bekër ibn Amri, e ky nga Bukejri se Nafiu tregon se një burrë vajti tek Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e i tha: - O Ebu Abdurrahman, a nuk i ke dëgjuar fjalët që Allahu i ka përmendur në Librin e tij: “Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata. Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundërsulmuesit, derisa të kthehet në urdhrat e Allahut. E, nëse kthehet, atëherë pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi.” ? (Huxhurat, 9) Çfarë po të pengon të mos luftosh siç e ka përmendur Allahu në Librin e Tij? - O biri i vëllait tim, të qortohem me këtë ajet, duke mos luftuar, është më e dashur për mua sesa të qortohem me ajetin, në të cilin Allahu thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh”, (Enfal, 93) - u përgjigj ai. - Allahu po thotë: “Luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria...”, (Enfal, 39) - tha personi në fjalë. - Këtë e kemi bërë sa ka qenë gjallë i Dërguari i Allahut ﷺ, kur Islami ka qenë pakicë. Atëkohë, njeriu sprovohej në fenë e tij: e vrisnin ose e burgosnin dhe kjo vazhdoi derisa Islami u bë shumicë dhe më nuk pati idhujtari, - u përgjigj Ibn Omeri. Por, kur ai pa se Ibn Omeri nuk po përgjigjej sipas dëshirës së tij, i tha: “Çfarë thua për Aliun dhe Othmanin?” - Çfarë them unë për Aliun dhe Othmanin? Allahu Othmanin e ka falur, por ju urreni që Ai e ka falur, kurse Aliu është i biri i xhaxhait të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe dhëndër i tij. Ja ku është e bija e tij, siç po e shihni, - tha Ibn Omeri duke bërë me dorë.

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا حَيْوَةُ عَنْ بَكْرِ بْنِ عَمْرٍو، عَنْ بُكَيْرٍ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَجُلاً جَاءَهُ فَقَالَ: يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ، أَلاَ تَسْمَعُ مَا ذَكَرَ اللَّهُ فِي كِتَابِهِ: ﴿وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا ۖ فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَىٰ فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّىٰ تَفِيءَ إِلَىٰ أَمْرِ اللَّـهِ ۚ فَإِن فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا ۖ إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ﴾؟ [الحُجُرَاتُ: ٩] فَمَا يَمْنَعُكَ أَنْ لاَ تُقَاتِلَ كَمَا ذَكَرَ اللَّهُ فِي كِتَابِهِ؟ فَقَالَ: يَا ابْنَ أَخِي، أُعَيَّرُ بِهَذِهِ الآيَةِ وَلاَ أُقَاتِلُ، أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْ أَنْ أُعَيَّرَ بِهَذِهِ الآيَةِ الَّتِي يَقُولُ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللَّـهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا﴾ [النِسَاءُ: ٩٣] قَالَ: فَإِنَّ اللَّهَ يَقُولُ: ﴿وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّى لاَ تَكُونَ فِتْنَةٌ﴾ [الأَنْفَالُ: ٣٩] قَالَ ابْنُ عُمَرَ: قَدْ فَعَلْنَا عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ إِذْ كَانَ الإِسْلاَمُ قَلِيلاً، فَكَانَ الرَّجُلُ يُفْتَنُ فِي دِينِهِ، إِمَّا يَقْتُلُوهُ وَإِمَّا يُوثِقُوهُ، حَتَّى كَثُرَ الإِسْلاَمُ، فَلَمْ تَكُنْ فِتْنَةٌ. فَلَمَّا رَأَى أَنَّهُ لاَ يُوَافِقُهُ فِيمَا يُرِيدُ قَالَ: فَمَا قَوْلُكَ فِي عَلِيٍّ وَعُثْمَانَ؟ قَالَ ابْنُ عُمَرَ: مَا قَوْلِي فِي عَلِيٍّ وَعُثْمَانَ؟ أَمَّا عُثْمَانُ، فَكَانَ اللَّهُ قَدْ عَفَا عَنْهُ، فَكَرِهْتُمْ أَنْ تَعْفُوا عَنْهُ، وَأَمَّا عَلِيٌّ فَابْنُ عَمِّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَخَتَنُهُ - وَأَشَارَ بِيَدِهِ - وَهَذِهِ ابْنَتُهُ، أَوْ بِنْتُهُ، حَيْثُ تَرَوْنَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4650