Sahihu i Buhariut — Hadithi 4663

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Ebu Bekër Sidiku

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Habani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Thabiti, e këtij i ka treguar Enesi se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Duke qenë në shpellë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i pashë gjurmët e idhujtarëve dhe i thashë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, sikur ndonjëri prej tyre ta ngrijë këmbën, do të na shohë.” Ai tha: “Çfarë mendon për dy veta, i Treti i të cilëve është Allahu?”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا حَبَّانُ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا ثَابِتٌ: حَدَّثَنَا أَنَسٌ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي الْغَارِ، فَرَأَيْتُ آثَارَ الْمُشْرِكِينَ، قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لَوْ أَنَّ أَحَدَهُمْ رَفَعَ قَدَمَهُ رَآنَا. قَالَ: "مَا ظَنُّكَ بِاثْنَيْنِ اللَّهُ ثَالِثُهُمَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4663