Sahihu i Buhariut — Hadithi 4663

150. Nënkapitulli: Ajeti: “... vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!”

﴾مَعَنَا﴿ "Me ne": Ndihmësi ynë (40).

4663. Nga: Ebu Bekër Sidiku

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Habani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Thabiti, e këtij i ka treguar Enesi se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Duke qenë në shpellë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i pashë gjurmët e idhujtarëve dhe i thashë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, sikur ndonjëri prej tyre ta ngrijë këmbën, do të na shohë.” Ai tha: “Çfarë mendon për dy veta, i Treti i të cilëve është Allahu?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4663

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?