Sahihu i Buhariut — Hadithi 468

Namazi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Numani dhe Kutejbe na kanë thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ shkoi në Mekë dhe e thirri Othman ibn Talhain, i cili ia hapi derën e Qabesë. Pejgamberi ﷺ hyri në Qabe, e së bashku me të edhe Bilali, Usame ibn Zejdi e Othman ibn Talhai dhe e mbyllën derën. Aty qëndroi një copë herë, pastaj dolën. Ibn Omeri tha: “Unë shpejtova te Bilali dhe e pyeta (çfarë bëri aty), e ai më tha: - U fal brenda. - Në cilën pjesë? - e pyeta. - Mes dy shtyllave, - tha Bilali. Por, pata harruar ta pyesja sa rekate kishte falur.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ، وَقُتَيْبَةُ، قَالاَ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَدِمَ مَكَّةَ، فَدَعَا عُثْمَانَ بْنَ طَلْحَةَ، فَفَتَحَ الْبَابَ، فَدَخَلَ النَّبِيُّ ﷺ وَبِلاَلٌ وَأُسَامَةُ بْنُ زَيْدٍ وَعُثْمَانُ بْنُ طَلْحَةَ، ثُمَّ أُغْلِقَ الْبَابُ، فَلَبِثَ فِيهِ سَاعَةً ثُمَّ خَرَجُوا‏.‏ قَالَ ابْنُ عُمَرَ فَبَدَرْتُ فَسَأَلْتُ بِلاَلاً فَقَالَ صَلَّى فِيهِ‏.‏ فَقُلْتُ: فِي أَىٍّ؟ قَالَ: بَيْنَ الأُسْطُوَانَتَيْنِ‏.‏ قَالَ ابْنُ عُمَرَ: فَذَهَبَ عَلَىَّ أَنْ أَسْأَلَهُ كَمْ صَلَّى‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/468