Sahihu i Buhariut — Hadithi 468
81. Nënkapitulli: Dyert dhe kyçet e Qabesë dhe xhamive
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "Më ka thënë Abdullah ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Sufjani se Ebu Xhurejxhi tregon: "Ibn Ebu Mulejke më ka thënë: "O Abdulmelik! Sikur t’i shihje xhamitë e Ibn Abasit dhe dyert e tyre!"
468. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Numani dhe Kutejbe na kanë thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ shkoi në Mekë dhe e thirri Othman ibn Talhain, i cili ia hapi derën e Qabesë. Pejgamberi ﷺ hyri në Qabe, e së bashku me të edhe Bilali, Usame ibn Zejdi e Othman ibn Talhai dhe e mbyllën derën. Aty qëndroi një copë herë, pastaj dolën. Ibn Omeri tha: “Unë shpejtova te Bilali dhe e pyeta (çfarë bëri aty), e ai më tha:
- U fal brenda.
- Në cilën pjesë? - e pyeta.
- Mes dy shtyllave, - tha Bilali.
Por, pata harruar ta pyesja sa rekate kishte falur.”